Winning entries could not be determined in this language pair.There was 1 entry submitted in this pair during the submission phase. Not enough entries were submitted for this pair to advance to the finals round, and it was therefore not possible to determine a winner.Competition in this pair is now closed. |
Adami i të gjithë kriptovalutave u shpik mbi një dekadë më parë. Që prej fillimit të internetit dhe idesë së lavdishme të Xhef Bezos për të nisur Amazon.com — fatmirësisht për ne, jo si Kadabra, që tingëllon si Kadavër (kufomë)— pagesat ishin një problem i stërmadh, sidomos mashtrimi. Në vitet 1950 u shpikën kartat e kreditit për t'i dhënë një zgjidhje problemit të mbajtjes me vete të thasëve me para. Karta e parë ishte karta e kreditit Diners Card, ku ende edhe sot jam klient. [...] Ajo i lejonte tregtarit të kopjonte shpejt në letër informacionin e kartës dhe t'i dorëzonte një kopje klientit për ta kundërnënshkruar. Karakteristika e saj më e dallueshme ishte ky tingulli i këndshëm kërcitës. Përpara shpikjes së këtij aparati të çuditshmëm, procesi i pagesës përfundohej me anë të shkresave të shkruajtura me dorë, një proces ky vërtet i gjatë. Mbaj mend klientët që prisnin në radhë duke u ankuar: “Oh jo, një tjetër me një kartë krediti. Tani do të na duhet të presim shumë, po shumë më gjatë.” Dhe ishte e vërtetë, tregtarit i duhej të nxirrte letrat, të shkruante gjithçka në një format të lexueshëm, të kontrollonte identitetin e klientit dhe nënshkrimin, dhe kjo merrte kohë. Pagesa me para në dorë në krahasim me këtë ishte një proces i shpejtë dhe i lehtë—më shumë hapësirë për përmirësim për sipërmarrësit e zgjuar. | Entry #33830 — Discuss 0 — Variant: Albanian (standard)
|